16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Deputeti Reçica: Mërgata jonë në Zvicër po e mirëpret angazhimin për fuqizimin e PDK-së në diasporë

- Advertisement -

Deputeti njëherësh udhëheqësi i Departamentit të Diasporës brenda Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka vijuar aktivitetet për riorganizimin e kësaj partie në diasporë, me ç’rast ka qëndruar në Chablais, ku është themeluar Këshilli nismëtar për nëndegën e këtij rajoni.

Ai po ashtu, ka takuar mikun dhe bashkëveprimtarin, Bexhet Gashin së bashku me djalin e tij, Arbër Gashin, i cili është student i dalluar i vitit të parë në Master, dega Antropologji, Universiteti i Neuchatel.

Z. Reçica ka theksuar se me Behxhetin dhe Arbërin kanë diskutuar për shumë çështje e në veçanti për mërgatën dhe riaktivizimin e PDK-së në mërgatë.

“Reforma e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë ka bërë që t’i bashkohen një numër i madh bashkatdhetarëve, veprimtarëve të shquar, intelektualë, humanistë, të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre të kontribuojnë për rikthimin e dinjitetit të qytetarit të Kosovës dhe kthimin e qeverisjes së mirë të PDK-së”, ka deklaruar Reçica.

Ndërsa në qytezën Vouvry të rajonit të Chablais, në Zvicër, u themelua Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për këtë rajon, ka cekur z. Reçica.

“Me këtë rast, kryetar u zgjodh Ali Çitaku, inxhinier dhe ndërmarrës i suksesshëm në fushën e ndërtimit, ndërsa nënkryetar u zgjodh Karanfil Ahmeti, ekonomist dhe ndërmarrës i suksesshëm në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe konsulencës tatimore”, ka theksuar ai.

Z. Reçica ka potencuar po ashtu se “Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me themelimin e nëndegëve të saj në të gjitha qytetet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në mërgatë, duke ju bashkuar kështu një numër i madh i bashkatdhetarëve, veprimtarë të devotshëm e humanistë, të cilët janë jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht dhe të suksesshëm në të gjitha fushat ku ata veprojnë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit