15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së përgënjeshtron Kusari-Lilën: Pa Listën Serbe nuk kalonte ligji që la jashtë veteranët

- Advertisement -

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), ka thënë që vendimi i sotëm për votimin në parim të projektligjit për pagën minimale, ka qenë në shpërputhje me çdo normë ligjore.

“Votimi i sotëm është zhgënjim”, ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, detyra e VV-së ka qenë kthimi i besimit te qytetarët në shtetin e Kosovës, sidomos në këto ditë kur është festuar dita e çlirimit, siç thotë ai të goditet kategoria e veteranëve të luftës, që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, është zhgënjyese.

I ftuar në “Debat Plus”, Humolli ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë vendim të formës së prerë sa i përket kësaj situate që ka ndodhur në partinë e tij, në VV.

“Kam hyrë në këtë parti si deputet i pavarur, dhe pa diskutim që nuk marr një vendim të formës së prerë, situata nuk është mirë, ende jam deputet i listës VV, nuk e di çka do të vendos për më tutje”, ka shtuar ai.

Sipas tij ky vendim është në shpërputhje me cdo normë ligjore, sepse sipas tij, është e papranueshme, që vendimtare të jetë vota nga Lista Serbe, që të votohet ky ligj.

“Është gabim i madh dhe e papranueshme, që të jetë vendimtare vota e Listës Serbe, për të goditur kategorinë e veteranëve”, ka theksuar Humolli.

“Kanë qenë 68 vota për, lista serbe i ka 10 deputetë, të 10-tët kanë votuar, nuk ka pas mundësi të ketë kourum VV-ja me 58 deputetë”, ka përfunduar Humolli.

Hoxha: Ngritja e pagës minimale, vendim i duhur

Ndërsa për këtë projektligj, analisti Ylli Hoxha, ka thënë se ky votim i sotëm, ka qenë një premtim elektoral, dhe është një ecje në drejtim të duhur, sepse sipas tij një pjesë e madhe e punës për këtë shoqëri është kryer duke siguruar një minimum të hyrash që nuk kanë qenë më herët.

Sipas Hoxhës, ky votim i sotëm, është progres i Qeverisë, sepse një numër i konsiderueshëm në sektorin privat janë lajmëruar që punojnë me pagë minimale.

Por ai ka shtuar se shkëputja e veteranëve nga ky projektligj e ka zanafillën më herët.

“Qeveria ka problem në interpretimin përmbajtjësor, e mund të ketë të drejtë në interpretimin ligjor, sepse përmbajtësisht kur është aprovuar ligji për veteranët, kanë rënë dakord për pagën minimale”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit