Deputeti i Guxo, Nezir Kraki e bën për pesë pare këshilltarin e Gërvallës që shau deputetët e larguar

- Advertisement -

Naser Arifi, këshilltar i Donika Gërvallës, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar Haxhi Avdylin, Jeta Statovcin e Albena Reshitajn, të cilët u larguan nga GUXO për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit.

‘‘Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju më përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh edhe pse Haxhia ska pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje

Jeta edhe pat kajt me lot per numër njëherë.  Edhe gjithmonë kur vishin ne mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera’’, ka shkruar ai.

Ndaj këtij postimi të Arfit, ka reaguar deputeti i GUXO Nezir Kraki. Ky i fundit duke i komentuar Arifit, ka thënë se nuk i duket e udhës ‘’kjo fushatë denigruese’’ ndaj figurave që kanë qenë figura kryesore të partisë deri dje.

‘’Naser, nuk me duket aspak e udhes kjo fushate denigruese ndaj figurave deri dje kryesore te partise qe jane edhe persona me legjitimitet te konfirmuar nder vite. Me postime te tilla ti nuk e nderon as veten as ministren qe te ka angazhuar e sidomos jo partine’’, ka shkruar Kraki.

Të ngjashme

Të fundit