7.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

“Dënim me burgim”, çka e pret kryeministrin Kurti? Jep detaje avokati (Video)

- Advertisement -

I ftuar në “Edicionin Special”, avokati Xhevdet Smakiqi ka bërë të ditur se çfarë e pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin nëse nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale si dëshmitarë.

Sipas tij, Kurti duhet t’iu jepte shembull qytetarëve të Kosovës, të paraqitej në Prokurori.

“Nëse nuk paraqitet të hënën, të martën, dëshmitari Albin Kurti, atëherë gjyqtari mund të lëshojë gjobë prej 250 eurosh, mirëpo ka një problem të ky nen sepse mund të lëshohet edhe një gjobë tjetër por meqë kemi një refuzim për t’u paraqitur konsideroj që gjyqtari nuk duhet fare ta shqiptojë gjobën, ose ta shqiptojë vetëm një gjobë, dhe nëse nuk e paguan edhe prapë nuk paraqitet, duhet të burgoset një muaj burgim”, tha Smakiqi, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ai shtoi se: “Ai po i qet kushte Prokurorisë Speciale, është një rast me elemente të anarkisë dhe diktaturës për ta sulmuar sistemin e drejtësisë “

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit