6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

“Demokracija” e Lubljanës: “A shkoi Fajon në Prishtinë për të mbuluar Golobin dhe Martin Berishajn”

- Advertisement -

Gazeta sllovene “Demokracija.si” ka publikuar sot edhe një shkrim që ndërlidhet me kryeministrin slloven, Robert Golob, paratë e GEN-it, transferet e mëdha të parave që dyshohet se u shfrytëzuan edhe për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit përmes ambasadorit Martin Berishaj dhe për vizitën që kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon ka bërë para pak ditësh në Kosovë dhe Serbi.

Siç shkruan kjo gazetë sllovene Robert Golob tashmë është duke shmangur edhe udhëtimet e tij jashtë vendit. “Demokracija.si” raporton se kanë dalë edhe disa të dhëna të cilat i japin një vrull të ri kësaj teme. Këtu përmendin edhe hapje të disa llogarive dhe trasnferet e shumta.

Në këtë shkrim të “Demorkacija.si” thuhet se ka edhe regjistrime të kamerave nga banka të ndryshme, përfshirë edhe kamerat e bankës “Raiffeisen” në Rumani më konkretisht në Bukuresht. Golob kishte thënë se kishte hapur një llogari të GEN-it diku në periferi të Rumanisë, megjithatë ka dalë se llogaria është hapur në degën e Raiffeisen në Bukuresht jo shumë larg selisë së kompanisë “GEN”.,

Siç raporton ky medium slloven, është përmendur edhe mundësia e marrjes në pyetje të Robert Golob përpara hetuesve jashtë Sllovenisë.

“Demokracija.si” përmend edhe vizitën e kryediplomates sllovene Tanja Fajon në Prishtinë dhe Beograd he këtë e ndërlidh me raportimet që janë bërë për paratë e GEN-it që kanë arritur në llogarinë e ambasadorit Martin Berishaj e që pastaj dyshohet se janë përdorur për të financuar fushatën e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky medium thotë se qëllimi i vërtetë i vizitave të Fajon në Prishtinë dhe Beograd mbetet i panjohur.

“Shumica pyesin nëse ajo shkoi për të mbuluar Golobin dhe mikun e tij Berishën”, shkruan “Demokracija.si”

Gazeta sllovene përmend edhe hetimet që po bëhen në Kosovë ndaj ambasadorit Martin Berishaj për paratë e marra nga dega e GEN-it në Beograd../Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit