28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Demhasaj për takimin e Brukselit: Jokushtetues, joligjor

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj ka deklaruar se takimi i sotëm në Bruksel midis emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës në Bruksel është jokushtetues dhe joligjorë.

Kjo pasi sipas Demhasajt, guvernatori i Bankës nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe kushtetuese të shkojë në Bruksel dhe të diskutojë çështjen e dinarit.

“Ky takim i sotëm mund të konsiderohet takim jo kushtetues, jo ligjor dhe çka të duash epitete të tjera. Nuk ka asnjë obligim dhe asnjë të drejtë ligjore dhe kushtetuese guvernatori i Bankës Qendrore me shku në dialog në Bruksel dhe me diskutu për çështjen e dinarit. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktu që mandati për dialog është i kryeministrit, normalisht që i takon edhe zëvendës kryeministrit sepse ai e ka delegu. Dhe sot çka po shohim, po e shohim guvernatorin e Bankes Qendrore si palë e Kosovës dhe Petkoviq që është udhëheqës i ekipit të Serbisë dhe Lajçak. Çka e lidhë guvernatoirn e Bankës Qendrore me Lajçakun”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka folur pas përfundimit të takimeve në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Ismaili ka njoftuar për televizionin TËVË 1 se negocim nuk ka pasur, por ai ka thënë se janë diskutuar modalitetet teknike se si mund ta vazhdojë financimin Serbia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit