Dembele: Topin e Artë e kam para televizorit

- Advertisement -

 

Dembele ishte vendimtar në kualifikimin e PSG-së për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve .

Dygolëshi i Ousmane në Anfield vulosi fitoren e parisienëve ndaj Liverpoolit, shkruan Marca, raporton KlanKosova.tv.

“Gjëja më e rëndësishme është të ecim përpara. Vuajtëm shumë në pjesën e dytë, por na duhej ajo qetësi për të përfituar nga rastet që krijuam për të fituar ndeshjen”, tha ai për CBS Sports pas ndeshjes .

CBS Sports zbuloi gjithashtu vendin kurioz ku ai e mban Topin e Artë që fitoi në vitin 2025.

“Është përpara televizorit . Si kur je i vogël, kur nëna jote i vendos trofetë pranë televizorit”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit