15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Deliu për vizitën e Kurtit në Skenderaj: Do të duhej të realizohej nga përgjegjësia, jo nga presioni

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar për vizitën e kryeministrit Kurti në Skenderaj, komunë kjo e goditur keq nga përmbytjet e javës që po lëmë pas.

Deliu ka thënë se kjo vizitë e Kurtit do të duhej të realizohej me kohë dhe do të duhej të vinte nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si  reaksion ndaj kritikave për neglizhim dhe injorim të rajonit të Drenicës.

“Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet”, shkroi ajo.

Postimi i plotë i Deliut:

Kryeministri bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skënderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet. Megjithatë, kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vije, mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si reagim ndaj presionit të gjerë publik.

Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit