Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të zhvillojë asnjë takim me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, pa një dokument zyrtar që përcakton qartë temat dhe qëllimin e takimit.
Ajo ka theksuar se PDK kërkon seriozitet institucional dhe transparencë në procesin e diskutimeve politike.
“PDK tashmë e ka të qartë se nuk do të kemi asnjë takim me Kurtin pa një dokument zyrtar, me një letër zyrtare ku specifikohet se për çka takohemi dhe cila është marrëveshja,” ka deklaruar Deliu-Kodra në ”Click” të RTV21.
Sipas saj, qëndrimi i fundit i PDK-së është i prerë, duke theksuar se nuk do të ketë takime pa përcaktim të qartë të kandidatit për president dhe pa pranimin e propozimeve të partisë.






