Blerta Deliu-Kodra ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për cenim të kushtetutshmërisë dhe për qasje të papërgjegjshme në qeverisje. Sipas saj, situata aktuale politike i ka rikthyer kujtesën qytetarëve për periudha të vështira të së kaluarës.
Deliu-Kodra vlerësoi se vendimi i forcave opozitare për të mos marrë pjesë në seancat parlamentare ka qenë një ndër vendimet më të mira që ato kanë marrë, duke theksuar se opozita ka mbajtur një qasje më konstruktive sesa Kurti kur ishte vetë në opozitë.






