7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Deliu: Kur Drenica përkujton masakrën e dhimbshme të Izbicës, kështu dukej konvoji i xhipave të zi të Kurtit e Osmanit

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, pasi një foto e eskortës së tyre duke shkuar në Skënderaj ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik. Që nga ardhja në pushtet, kryeministri Kurtit i kujtohet shpesh komenti i tij nga opozita dhe analistët politikë që ka bërë vite më parë rreth xhipave të zinj.

“Kanë xhipa, ne duam trotuare. Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshëm truproja e tij, se truproja e tij e di edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani.” – deklaronte Kurti në atë botë.

Deliu, duke i kujtuar fjalët e Kurtit në të shkuarën, “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”, tha se kjo tregon mungesën e respektit të Kurtit ndaj viktimave të luftës.

“Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”
Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…” – tha Deliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit