15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Deliu-Haxhiut: Po i jep zë krimit, duhet të deklarohet për rastin Berishaj dhe t’ia hetojë pasurinë

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se kjo e fundit po heshtë për skandalin që përfshin ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Deliu ka thënë se ministrja Haxhiu në çdo rast të mundshëm mundohet të krijojë idenë se është “mbrojtëse e drejtësisë”, por ka heshtur për rastin e fundit ku është përmendur edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Ministrja po i jep zë krimit. Prandaj, ministrja e Drejtësisë duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me rastin; për hetimin e pasurisë së tij, për dyshimin e përfshirjes në shpëlarje parash e përfitim nga ‘mafia serbe e energjetikës’. Duhet të mbajë qëndrim politik edhe nëse Ambasasdori Berishaj duhet të shkarkohet apo vazhdojë punën sikur asgjë s’ka ndodhur”, ka shkruar Deliu.

Në fund, deputetja e PDK-së ka thënë se për t’ju dhënë më shumë përgjigje pyetjeve, Komisioni Hetimor do të themelohet, me ose pa vullnetin e mazhorancës.

Kujtojmë se PDK-ja ka iniciuar nismën për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do të hetonte menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria Kurti, por kjo nismë përveç partive opozitare, nuk gjeti mbështetjen e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare tashmë po kërkojnë me ngulm krijimin e një komisioni të tillë, marrë parasysh edhe raportimet e mediave sllovene ku thuhej se dyshohet që Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë si i dyshuar për keqpërdorim të mijëra eurove.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë, nuk ka rast të mundshëm që nuk e përdor e keqpërdor për të krijuar idenë e një mbrojtjëse të drejtësisë; duke na treguar përkushtim për rend e ligj, për luftë kundër korrupsionit, për transparencë e llogaridhënie.

Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit.

Prandaj, ministrja e Drejtësisë duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me rastin; për hetimin e pasurisë së tij, për dyshimin e përfshirjes në shpëlarje parash e përfitim nga “mafia serbe e energjetikës.
Duhet të mbajë qëndrim politik edhe nëse Ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet apo vazhdojë punën sikur asgjë s’ka ndodhur?!

E për t’ju dhënë përgjigjie shumë pyetje, komisioni hetimor do të themelohet, me ose pa vullnetin e mazhorancës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit