28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gërvalla i RTK-së i reagon Reporterëve pa Kufij: U shenjëstrova gabimisht

- Advertisement -

Drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla i ka shkruar një letër organizatës “Reporterët pa Kufij” pasi rasti i tij, si i afërt me VV-në, u përfshij në raportin e këtij viti.

Gërvalla në këtë letër të gjatë të publikuar në gjuhën angleze, thotë se është pjesë e RTK-së prej vitit 2000, ku sipas tij, themeloi drejtoritë kryesore të institucionit pas luftës.

Tutje, ai ka folur për përvojën e tij gjatë viteve në RTK.

Duke folur për mbështetjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ai thotë se “prej vitesh nuk ka qenë pjesë e asnjë subjekti politik”:

“Për sa i përket mbështetjes time për partinë tani në pushtet, prej vitesh nuk kam qenë pjesë e asnjë subjekti politik, që do të thotë se nuk kam shkelur asnjëherë ligjin apo ndonjë rregullore për konkursin publik. Megjithatë, e pranoj se kam qenë një gazetar mbrojtës i disa kauzave sociale dhe politike të ngritura në atë kohë nga opozita dhe organizata të tjera opozitare. Unë kam mbështetur dhe do të mbështes çdo çështje kombëtare të çdo organizate për mirëqenien e përbashkët, edhe sot jam zë opozitar dhe do të jem përgjithmonë”.

Sipas tij, ka individë e grupe që kanë qëllim ta zgjerojnë kontrollin dhe po tentojnë të ndërhyjnë në RTK duke publikuar raporte mashtruese.

Gërvalla thotë se u shënjestrua, padrejtësisht:

“Unë e vlerësoj rolin tuaj si vëzhgues i medias. Ndihem padrejtësisht i shënjestruar, por i kuptoj rrethanat dhe absolutisht ndaj shqetësimet tuaja për një media të lirë në Republikën e pavarur të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit