16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Deliu: Derisa Kurti po krenohet në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.

Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind.

“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu.

Postimi i plotë:

Derisa kryeministri Albin Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen me Serbinë në villat e Titos në Ohër, ZRE-ja merr vendim për rritje të cmimit të energjisë elektrike për 14%.

Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin.

Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit