LDK është duke mbajtur Kuvendin e dhjetë Zgjedhor, ku do të zgjidhjen strukturat udhëheqëse të këtij subjekti.
Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi. Por, Bislimit nuk iu lejua që të kandidojë për kryetar të LDK-së, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së.
Gjatë fjalimit të Abdixhikut, ishte njëri nga delegatët që nuk i kushtoi rëndësi fare se çfarë thoshte kreu i partisë.
Delegati shihet duke qëndruar gjatë tërë kohës në telefon dhe e lëshoi telefonin nga duart vetëm për të duartrokitur.