Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri Fatmir Rexhepi, ka thënë se vlerëson se duhet të ketë një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur për mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se një marrëveshje do të ishte në interes të vendit.
“Si delegat e kam mendimin tim. Është në interes të vendit me i dhënë zgjidhje, është mirë Vetëvendosja edhe LDK-ja me e gjetur një kompromis edhe për presidentin, edhe për qeverinë edhe me e stabilizuar gjithë situatën”, tha Rexhepi.
Në pyetjen nëse të dy subjektet i kanë votat për zgjedhjen e presidentit, ai u përgjigj shkurt:
“Po në qoftë se duan i kanë”, tha ai.
Rexhepi shtoi se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe se qytetarët presin zgjidhje nga klasa politike.
“Mendoj situata e lypshme është me u rregulluar, sepse këtu duhet me krijuar një unitet të veprimeve i cili i jep një zgjidhje të drejtë të gjitha çështjeve të Kosovës. Gjithë populli po pret tash, s’ka nevojë më me testuar askënd”, shtoi ai./EO/






