11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Del zyrtarisht në shitje libri i Princit Harry

- Advertisement -

Libraritë në të gjithë Londrën u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat e shumta për librin me kujtime të Princit Harry, i cili sot ka dalë zyrtarisht në shitje.

Shumë fansa po qëndrojnë në radhë për të blerë një kopje të librit, i cili ka trazuar shumë “ujërat” e familjes mbretërore.
Librashitësit hapën degën e tyre kryesore herët në mëngjesin e sotëm në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.

Prej disa ditësh, në media po përflitet për librin dhe ka një kuriozitet të madh, pasi Harry ka zbuluar aty gjithçka, nga mënyra se si humbi virgjërinë e tij deri tek pretendimet se u sulmua nga vëllai i tij, Princi William.

Kujtimet prej 410 faqesh, që zbulojnë konfliktin dhe tensionet personale brenda pallateve mbretërore, tregojnë versionin e Princit Harry të rritur dhe përplasjet e tij me familjen mbretërore. Deri më tani Buckingham Palace dhe Kensington Palace nuk janë përgjigjur.

Por pretendimet në libër përfshijnë se Princi Harry iu lut babait të tij të mos martohej përsëri, se ai vrau 25 luftëtarë talebanë ndërsa shërbente në Afganistan, se ai mori droga psikodelike, pjesërisht si përgjigje ndaj sulmeve të panikut dhe se Meghan dhe Catherine kishin një vështirësi të madhe marrëdhënie.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit