25.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Del video, Përparim Kryeziu lut gazetarët: Kthehuni edhe kësaj here, nuk ndodh më

- Advertisement -

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë i cili ka akuzuar gazetarët se ‘nuk e vendosën interesin e publikut’ në rend të parë sot, pasi bojkotuan konferencën e thirrur pas mbledhjes së qeverisë nga ministri Hekuran Murati, i ka lutur gazetarët që të kthehen në përcjelljen e ngjarjes.

Gazetarët bojkotuan me të drejtë konferencën pasi raportohet se kanë pritur mbi 40 minuta ministrin në konferencë dhe i njëjti nuk po dilte.

Sipas shpjegimit qesharak të zëdhënësit të qeverisë, kjo ka ndodhur, shkaku se ministri kishte një takim me kabinetin pas mbledhjes së qeverisë.

Pyetja është: A e vendosi ministri në rend të dytë interesin e publikut, apo gazetarët.

Ne mendojmë se kolegët tonë nga të gjitha mediat që ishin prezente aty, kishin mjaft të drejtë dhe i përgëzojmë për veprimin.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu i ka lutur gazetarët që edhe kësaj here të kthehen që të zhvillohet kjo konferencë duke thënë se nuk do të ndodh herave të tjera.

Kthehuni kësaj here, përcjellni ministrin çfarë ka për të thënë, nuk besoj që do të ndodhë më herave të tjera… a mundem me ua kërku si favor kësaj radhe”, ka thënë Kryeziu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=696994505258033&id=100048424694327&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit