8.8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Dekorimi i Prishtinës: A pati kurdisje të tenderit 240 mijë eurosh?

- Advertisement -

Qëllim kishte zbukurimin e kryeqytetit, por ende pa u hapur, tenderi i 240 mijë eurove u shëmtua nga Komuna e Prishtinës. Kiks Kosova nisi hulumtimin mbi kurdisjen e këtij tenderi nga Komuna e Prishtinës për operatorin ekonomik “Të Fatosi” më 10 shtator të 2024-ës.

Ndonëse po bëhen katër muaj prej dekorimeve të Vitit të Ri, lloti 1 i këtij tenderi i cili numëron plotë 127 mijë e 700 euro është i pezulluar dhe në pritje të një vendimi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Dekorimet dimërore tashmë kanë përfunduar, ashtu sic janë parë, produktet kanë qenë të njëjta me kërkesën specifike që u bë nga Autoriteti Kontraktues.

Pikërisht për këtë, Kiks Kosova kishte pyetur Komunën e Prishtinës, nëse tenderi ishte i kurdisur për ta fituar vetëm një operator, dekorimet e të cilit ishin parë më herët në depon e tij dhe në njërën nga qendrat tregtare në vend.

Kjo sepse në dosjen e tenderit, Komuna ishte goxha specifike në fotografitë e produkteve që kishtë kërkuar dhe që i kishte vetëm “Fatosi” në Kosovë.

9 muaj pas hapjes së tenderit, Komuna e Prishtinës është në proces gjyqësor me operatorët e tjerë, të cilët edhe pse e fituan llotin 1, iu mohua kjo e drejtë, pasi pas një rivlerësimi të bërë nga Komuna, AK largoi Agri Baun dhe llotin 1, konkretisht pjesën më të madhe të tenderit ia dha Fatosit.

Ky proces pritet të marr një verdikt javën e ardhshme nga OSHP.

Duke qenë se dekorimet në kryeqytet janë parë në të gjitha hapësirat që përfshin ky tender, Komuna e Prishtinës, ende nuk ka sqaruar se me çfarë mjete ka paguar dhe kë e ka paguar për këto shërbime, tender ky i kontestuar në Gjykatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit