15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

‘Deklaratat e Escobar e favorizojnë Kosovën në dialog me Serbinë’

- Advertisement -

Në mesin e temave për diskutim në kuadër të dialogut të Brukselit është edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Tash e sa kohë, për këtë temë ekziston një debat nëse ky asociacion apo kjo bashkësi, do të ketë ose jo kompetenca ekzekutive.

Ditë më parë i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se asociacioni nuk duhet të krijojë “një shtet brenda shtetit”, pra nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Profesori Universitar, Dorajet Imeri, thotë se këto fjalë të emisarit Escobar e favorizojnë Kosovën në tavolinën e dialogu.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se pas qëndrimit amerikan, Kosova nuk ka nevojë më të negocioj për një asociacion me kompetenca.

Mbetet të shihet nëse çështja e asociacionit do të jetë temë diskutimi mes Kurtit e Vuçiqit në takimin e 18 gushtit në Bruksel. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit