Deklarata fashiste e ministres serbe, Bajrami: Premtimi për padi kundër Serbisë në GJND të realizohet pa vonesa

- Advertisement -

Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos humb kohë dhe të iniciojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), shkruan Insajderi.

“Deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, se ”po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë”, është tronditëse dhe e papranueshme. Kur një zyrtare e lartë e shtetit shpreh keqardhje që një nga krimet më të rënda në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore nuk u çua deri në fund, ajo nuk po jep thjesht një mendim, por ajo po përpiqet të legjitimojë një politikë kriminale”, ka deklaruar ajo.

“Prandaj, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta dënojnë qartë këtë deklaratë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet serbe. Miqtë tanë ndërkombëtarë duhet gjithashtu ta kuptojnë se është tepër e vështirë të ketë normalizim të marrëdhënieve me një shtet që ende ka zyrtarët të lartë që glorifikojnë spastrimin etnik dhe krimet e luftës”, vijon ndër të tjera deklarimi i saj.

“Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kalojë nga deklaratat në veprime. Premtimi për inicimin e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë duhet të realizohet pa vonesa. Për këtë proces tashmë jemi vonuar. Çdo ditë e humbur është dështim në mbrojtjen e së vërtetës historike, drejtësisë për viktimat, të pagjeturit dhe dinjitetit të shtetit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit