Ditmir Bushati, ish-ministër i Shqipërisë, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të ministres serbe e cila tha se “po të ishte në vend të Millosheviqit do ta pastronte etnikisht Kosovën”.
Bushati tha se kjo deklaratë është e papranueshme dhe e rrezikshme.
Ai tha se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton spastrimin etnik.
“E papranueshme dhe e rrezikshme gjuha e ministres së qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik në Kosovë. Një fyeje për viktimat, familjet e tyre dhe drejtësinë. Në Europë nuk ka vend për retorikë që arsyeton dhe mbështet spastrimin etnik. Serbia, si vend kandidat për në BE, nuk duhet të bëjë përjashtim”, ka thënë ai






