Deklarata e Kurtit për prokurorinë, Shala: Budallallëk dhe i rrezikshëm

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për prokurorinë.

Kurti të dielën në një intervistë tha se ” Prokuroria s’është krejtësisht e pavarur”.

Shala ka thënë se kjo deklaratë është edhe “budallallëk edhe i rrezikshëm”.

“Sepse sistemi i drejtësisë quhet, është një pushtet i veçantë që nuk ka lidhje as me ekzekutivin dhe as me legjislativin, nuk ka lidhje as me ju si media që keni një lloj pushteti publik, jo formal. Nuk ka asnjë rëndësi se çka mendojnë krerët e shtetit se kush do të jetë kryeprokuror i shtetit apo cili do të jetë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale? Mund të kenë një mendim, por s’ka kurrëfar peshe sepse atë e zgjedh dikush tjetër”, ka deklaruar Shala në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit