21.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Dedaj: Albin Kurti nuk i ka votat as për Kuvend, as për Qeveri – po e maltreton qytetarin me 57 vota

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pasi në Kuvendin e Kosovës dështuan të konstituohen institucionet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025, pavarësisht mbajtjes së tetë seancave të njëpasnjëshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Dedaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk i ka votat për ta konstituar as Kuvendin dhe as Qeverinë.

“TË HIQEN MASAT E DHUNSHME NË KUVENDIN E KOSOVËS! Shoku Albin nuk i ka votat as për Kuvend dhe as për Qeveri! ‘Rrena i ka këmbët e shkurta!’ Si njeri që jep çdo gjë, madje edhe shokët dhe shtetin për pushtet, ai ndonëse u bë deputet, nuk po i liron zyrat, privilegjet dhe asetet e kryeministrisë, si me ia pas lënë trashëgimi baba Zaim,” ka shkruar Dedaj.

Ai ka akuzuar Kurtin se po e mban peng Kuvendin për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare, edhe pse sipas tij nuk i ka votat e mjaftueshme, shkruan Gazeta Infokus.

“Deputeti Albin po e maltreton qytetarin e Kosovës me 57 votat e kuqe për t’a bërë Albulenën kryetare të Kuvendit të Kosovës, në të cilin institucion i ka futur masat e dhunshme dhe me zor po thotë ose bëhet Albulena kryetare ose vendi shkon sërish në zgjedhje, pa e lejuar që PDK, LDK dhe AAK me pakicat jo serbe ta provojnë a mos rastësisht i kanë numrat dhe, konform kushtetutës dhe ligjeve, nëse subjekti i parë nuk ia del t’i sigurojë numrat, ta provojë ish-opozita. Nëse as ish-opozita nuk i ka 61 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje, o Albin zeza!”, ka shkruar Dedaj.

Në fund, ai i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë institucioneve që të funksionojnë lirshëm.

“Një ditë edhe rrenat më profesionale dalin në shesh, shoku Albin. Ka ardhë koha të ikni dhe ta leni Kosovën të marrë frymë lirshëm dhe Kuvendi të nxjerrë ligje e jo të mbetet peng i uzurpimit dhe masave tuaja të dhunshme, shoku Albin!”, përfundon Dedaj./Gazeta Infokus

Të ngjashme

Të fundit