Çështja e krijimit të Xhandarmërisë së Kosovës vazhdon të ngjallë reagime në opinionin publik dhe në debatet televizive.
Komentatori politik Arton Demhasaj, në emisionin “Adresa”, është shprehur kundër kësaj nisme, duke e cilësuar atë si një ide të motivuar politikisht dhe të pamjaftueshëm të studiuar.
Sipas tij, krijimi i një strukture të tillë do të duhej të paraprihej nga analiza të thelluara dhe afatgjata, gjë që, siç tha ai, nuk ka ndodhur.
“Është xhandarmëri e fushatës, kurgjo ma shumë, sepse me ardh deri te kjo ish dasht me ba një analizë gjatë, kjo thjesht është për fushatë”, deklaroi Demhasaj.






