-4.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

De Bruyne sheh vetëm tre lojtarë më të talentuar se Eden Hazardi

- Advertisement -

Ylli i Manchester Cityt Kevin de Bruyne thotë se vetëm tre lojtarë janë më të talentuar se legjenda e Chelseas, Eden Hazard.

Chelsea shpenzoi 32 milionë euro për të nënshkruar me Hazard nga Lille më 2012, ndërsa te “Blutë” shënoi mbi 100 gola, duke fituar gjashtë trofe në proces, përfshirë dy Premierliga dhe dy Liga të Evropës.

Hazard pastaj kompletoi ëndrrën duke iu bashkuar Real Madridit në vitin 2019, mirëpo që zhvilloi 76 paraqitje për gjigantin madrilen ku u lirua më herët shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Megjithatë, për De Bruyne është e qartë se Hazard është futbollisti i katër më i talentuar në histori.

“Belgu më i mirë që ka luajtur në Premierligë? Për mua është Eden Hazard. Ai është tepër i mirë”.

“Është i talentuar, ndoshta në top pesë në botë pas Messit, Ronaldos dhe Neymar. Eden në ditën e tij ishte i mrekullueshëm”.

“Kualiteti në rastet një kundër një, driblimet, asnjëherë nuk dukej se i intereson, thjesht luante futboll. Kam luajtur me të që kur ishte 16 vjeç dhe është person i mirë gjithashtu. Fatkeqësisht kishte lëndime te Madridi dhe u pensionua”.

“Bisedova me të para ndeshjes me Chelsean, djali i tij erdhi për ta shikuar lojën. Po e shijon jetën dhe jam i lumtur që është i lumtur, ishte kaq i talentuar”, nënvizoi ai.

Hazard përndryshe zhvilloi 126 paraqitje për kombëtaren e Belgjikës, duke u renditur i katërti në histori.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit