Daut Haradinaj thotë se vajza e Rankoviqit është bërë banore e Kosovës

- Advertisement -

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Syzana Rankoviq është bërë banore e Kosovës duke marrë shtetësinë e vendit.

Ai në Debat Plus ka thënë se ka fakte për këtë, duke treguar disa dokumente në telefonin e tij.

Haradinaj kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se këto gjëra nuk lejohen.

“Ta ka pru qikën e Rankoviqit…Nuk iu kanë dhënë shtetësi banorëve të Luginës së Preshevës, e qika Rankoviqit është banore e Kosovës. Ma së pari, kujdes, qysh e kanë parapa ata, jo ju. Në rrugën Armend Qymyri prapa ETC-së numër katër, është e regjisturme, numri personal…Syzana Rankoviq, kurrë kjo qytetare e Kosovës nuk ka qenë. Dhe tjetrën, gjeneral serb, me dy yje, edhe më e rëndë, qe Bojoviq Millovan. Ka ndodhë më herët. Këto nuk lejohen. Nuk jam t’u folë pse jam në Aleanca e pse është në VV”, ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit