Në 28-vjetorin e rënies së heronjve Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, Daut Haradinaj ka kujtuar sakrificën dhe qëndresën e tyre në luftën për liri, së bashku me bashkëluftëtarët Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se përpjekjet për liri kërkonin burra të fortë e të vendosur, të tillë si Toni dhe Mici, të cilët për 15 muaj me radhë nuk e ndalën luftën.
Ai ka kujtuar edhe plagët e shumta që ata morën nga i njëjti armik në Kroaci, duke theksuar se ato nuk i thyen, por vetëm sa ua shtuan vendosmërinë dhe motivimin për të vazhduar rrugën e lirisë.






