Daut Haradinaj kritika Konjufcës për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm

- Advertisement -

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk ka pritur ta sheh “Kosovën kaq të poshtëruar”.

Ai tha se bota “po na sheh sikur ne kemi vrarë e pre popuj”.

Haradinaj tha “marre Glauk”, duke kritikuar atë për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit.

Ai po ashtu e pyeti PDK-në se a janë diku.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri. Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë! PDK, a jeni kund…?”,ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit