8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Dasma ‘mbretërore’?”, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergjin i japin sot fund beqarisë

- Advertisement -

Këngëtarja me një ndikim të jashtëzakonshëm në audiencën shqiptare, Dafina Zeqiri, po i jep sot fund beqarisë.

Artistja, e cila njihet për karrierën e saj të bujshme, po martohet me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Çifti, kurorëzuan dashurinë e tyre para disa javësh, në një ceremoni më të vogël, por tejet të veçantë, që u drejtua nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Megjithatë, sot do të jetë ceremonia e tyre e dytë e martesës, e që pritet të jetë një celebrim më i madh me plot të ftuar.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

Siç e ka potencuar edhe vetë Dafina Zeqiri, ajo dhe partneri i saj, Kreshniku, njihen prej kohësh dhe ishin miq shumë të mirë.

Por, vetëm së fundmi, ata hapën ndjenjat ndaj njëri-tjetrit dhe siç deklaroi vetë këngëtarja, vendosën që të martoheshin.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

Dafina Zeqiri, nuk është vetëm një artiste, por një frymë e re, që hapi një portë të re në industrinë e muzikës.

Me një karrierë më shumë se 15-vjeçare, artistja arriti që përmes këngëve të fuqizojë kauza të shumta të ndërgjegjësimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit