Darwin Nunez gjen skuadrën e re

- Advertisement -

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez, ka gjetur skuadrën e re, por do të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite.

Nunez pritet t’i bashkohet Al-Diriyah në formë huazimi nga Al-Hilal, duke vazhduar kështu aventurën e tij në futbollin saudit.

Te skuadra e re, uruguaiani do të ketë për bashkëlojtar edhe kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin.

Nunez, sezonin e kaluar, zhvilloi 24 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola.

Tashmë, ai pritet të jetë një prej emrave kryesorë të repartit ofensiv të Al-Diriyah

Të ngjashme

Të fundit