Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.

Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij.

🇽🇰 Forca Dardanë!

Të ngjashme

Të fundit