Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

 

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e parë të zhvilluar sot në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm.

Mysafiret kaluan të parat në epërsi me golin e Jovana Karolioskës në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Anisa Meha realizoi për Dardanet, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:1. 💪🇽🇰

Miqësorja e dytë zhvillohet të hënën, në orën 12:00, sërish në Kampin Nacional në Hajvali.

Të ngjashme

Të fundit