23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Dalin pamjet: Thuhet se ushtari italian i kërkoi policit kosovar ta largojë veturën nga afërsia e Urës së Ibrit

- Advertisement -

Një video e publikuar nga portali “Indeksonline” tregon disa zhvillime nga veriu i Kosovës, më konkretisht Ura e Ibrit.

Në këto pamje, shihet se një veturë zyrtare e policisë së Kosovës, gjip, parkohet pranë urës.

Megjithatë, pas disa bisedimeve nga zyrtarët policorë kosovarë dhe zyrtarë të KFOR-it Italian, veturën e largojnë nga aty.

Sipas portalit, ushtari Italian i ka kërkuar policit ta largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.

Vlen të theksohet se KFOR po qëndron mbi urën e Ibrit tash e disa ditë, në atë që është thënë të jetë trajnim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit