Skena të dhunës janë parë dje në ndeshjen e ligës së dytë, Deçani-Prizreni. Ndeshja është ndërprerë në minutën e fundit të ndeshjes kur edhe është sulmuar skuadra mysafire.
Lojtarët mysafirë janë parë të përgjakur dhe me lëndime pas sulmit që iu bë nga tifozët deçanas.
Vlen të përmendet edhe reagimi i ngathët i zyrtarëve policorë që ishin të pranishëm në fushë.