13.2 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Daçiq: Rusia e Kina mike shekullore të Serbisë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në takimin parazgjedhor në Novi Sad se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, ndërsa e ka quajtur Rusinë, Kinën e Indinë miq shekullorë.

“Nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, nuk ka hyrje në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë me politikën e tërheqjes së njohjeve nga shumë vende të botës”, tha ai.

“Ne jemi kundër anëtarësimit në paktin e NATO-s. Sepse është organizata që na bombardoi dhe bëri agresion ndaj vendit tonë. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare, ne duam të jemi anëtarë të BE-së, por nuk do të dëmtojmë marrëdhëniet tona me Rusinë. Kina, India dhe miqve tanë të tjerë shekullorë”, citon kosovo-online.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit