8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Daçiq reagon për dinarin: Vendimi po e minon dialogun

- Advertisement -

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka reaguar pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.

Ai për këtë çështje ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se “vendimi për aktivizimin e rregullores për heqjen e dinarit në Kosovë po cenon dialogun”.

“Në këtë aspekt, sigurisht që nuk jemi të befasuar nga lëvizje të tilla, sepse ai vazhdimisht po del me disa lëvizje të reja që mund të pengojnë procesin e negociatave në planin afatgjatë. Ai në fakt po minon dialogun e mëtejshëm këtu, sepse nëse vazhdoni të bëni lëvizje të tilla , atëherë shtrohet pyetja në përgjithësi, nëse dikush ta ketë edhe qëllimin edhe besueshmërinë e pjesëmarrësve në atë dialog”, tha Daçiq për Tv Pink.

Siç thotë ai “heqja e dinarit në Kosovë e vështirëson funksionimin e serbëve në jetën e përditshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit