Syla nguc: Ku jeni komandanta, a pe majnë najqysh kullerat e Prishtinës protestën a jo?

- Advertisement -

 

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, adresoi debate të vjetra të konfliktit të gjeneratave në partitë politike me satirë duke i përgëzuar të tëra palët për organizmin e kundërshtisë qytetare për aktgjykimin e Hagës.

Ai shkro pas nisi protesta e mbrëmjes të së shtunës në Prishtinë dhe jo vetëm. Këtë mbrëmje protestë pati edhe në Shtime. Skepticizmi që mund të ketë organizuar për përkushtimin e organizatorëve ai konsideron se është i paarsyeshëm tani.

‘Ku jeni komandanta, a pe majnë najqysh kullerat e Prishtinës protesten a jo? Në fakt këta nuk ishin kurrë kullera, ata janë vetëm rinia e Prishtinës… dhe studentë nga krejt Kosova e shqiptaria. E kallën me kulture e me stil.”

Syla shkruan tutje përgëzimin e tij dhe posaçërisht zgjodhi të theksojë gjeneratën e re kosovare për vendosmërinë në këtë kauzë.

“Rrofshit ju rini, prishtinali e kosovarë se na zbardhët ftyrên. Rrnoftë UÇK’ja çlirimtare, me komandanra e me krejt. Bravo. Se pasket mend me u dorëzu.

Të ngjashme

Të fundit