18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Daçiq: Është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Merdarë

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë është arrestuar sot pasdite në vendkalimin kufitar në Merdarë nga ana e Serbisë.

Media serbe N1 thotë se bëhet fjalë për Tefik Mustafën, i cili, siç raportohet, si pjesëtar i UÇK-së në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në kidnapimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, që thuhet të ketë ndodhur më 19 qershor 1999, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër Novobërdës, e më pas thuhet se u kanë humbur të gjitha gjurmët, citon N1 një deklaratë nga zyra e Daçiqit.

“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, citohet të ketë thënë Daçiqi.

Klankosova.tv, ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës për koment, por deri më tani nuk ka përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit