Curtis Jones nuk është kundër largimit nga Liverpool

- Advertisement -

Curtis Jones mund të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës, nëse në drejtim të klubit anglez vjen një ofertë e kënaqshme financiare.

Mesfushori anglez,  ka kontratë të vlefshme me “The Reds” deri në qershor të vitit 2027, por sipas raportimeve ai është i hapur për të shqyrtuar mundësi të reja në karrierë në rast të një projekti tërheqës.

Interesim konkret për 23-vjeçarin ka shprehur Inter, që prej muajit janar e ka ndjekur nga afër situatën e tij dhe mund të tentojë një lëvizje gjatë verës për të përforcuar mesfushën.

Përveç klubit italian, interes për Jones kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Premier League, të cilat e vlerësojnë profilin e tij si një mesfushor kreativ dhe energjik.

Gjithsesi, vendimi final pritet të merret në fund të sezonit, ku shumë do të varet nga planet e Liverpoolit për sezonin e ardhshëm dhe nga ofertat konkrete që mund të mbërrijnë për lojtarin.

Të ngjashme

Të fundit