18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

- Advertisement -

Pas njoftimit zyrtar për transferimin e Kylian Mbappe tek Real Madridi, shumë mesazhe u dërguan në drejtim të 25-vjeçarit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin nga bashkëlojtarët e tij të rinj.

Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni dhe Vinicius Junior ishin të parët që reaguan pas lajmit se Mbappe do t’i bashkohet atyre tek Real Madridi më vonë gjatë kësaj vere, por me shumë mundësi mesazhi më i madh erdhi nga Cristiano Ronaldo – idhulli i Mbappes.

Ronaldo komentoi në njoftimin e Mbappes në Instagram, aty ku shprehu kënaqësinë e tij për këtë lëvizje.

Është e sigurt për t’u thënë se në bazë të këtij komenti, Ronaldo pret që sulmuesi francez të arrijë gjëra të mëdha në vitet në vazhdim me fanellën e ‘Los Blancos’.

“Jam i emocionuar të iu shoh duke e ndezur Bernabeun”, ishte komenti i Ronaldos në postimin e Mbappes në rrjetin social Instagram.

 

Kuptohet që lajmi për kalimin e Mbappes tek Real Madridi bëri që të ‘shpërthejnë’ rrjetet sociale, madje aq bujë të madhe pati ky transferim sa që uebsajti zyrtar i klubit spanjoll për disa minuta ishte jashtë funksionit.

Gjithçka që ka mbetur tani është të caktohet një datë se kur do të prezantohet Mbappe para tifozëve të Real Madridit, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë pas përfundimit të Euro 2024.

Në rast se Franca ia del që të kualifikohet të paktën deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Mbappe pritet që të mos bëhet pjesë e Real Madridit në turneun parasezonal në Amerikë dhe debutimin ta bëjë me 14 gusht ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit