28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ish-ambasadori kosovar ndan përvojen e tij me Kusari-Lilën: Është bashkëpuntore e zellshme e strukturave kriminale të Serbisë

- Advertisement -

Ish-ambasadori Anton Berisha ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendeosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq.

Berisha ka ndarë një përvojë personale me Kusari-Lilën gjatë kohës sa ka qenë ambsador i Kosovës në Slloveni.

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën bashkëpunëtore të zellshme të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovës.

“Mimoza Kusari, qe dilte pothuajse çdo javë ne konferenca shtypi me kerkesen patriotike e interesin shteteror qe te terhiqet Anton Berisha nga detyra e ambasadorit ne Slloveni, tash po zbulohet publikisht ne ate qe ka qene e qarte per mua qe moti, se eshte nje bashkepunetore e zellshme e strukturave shtetetore e kriminale te Serbise.”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot, është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radojçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiq deputetes së VV-së.

“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.

“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radojçiqi.

“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.

Radojçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?

Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.

Sekuencën e bisedës e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022, e ka publikuar Nacionale.

Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radojçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Një vit më parë ishin publikuar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të SHBA-së, Milan Radojiçiqin.

Një vit më vonë në fund të muajit shtator, Radojçiq ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë duke lënë të vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve me njësitet speciale të Kosovës. Pjesa tjetër e grupit arriti të ikte në drejtim të Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit