24.8 C
New York
Friday, May 24, 2024

Buy now

Conte do të rikthehet në Angli, thotë miku i ngushtë i italianit

- Advertisement -

Ish-drejtori i Romës, Gianluca Petrachi, një mik i ngushtë i Antonio Contes, parashikon se trajneri italian do të rikthehet në Pemierligë.

Conte është pa klub që nga largimi nga Tottenham Hotspur në mars të vitit 2023.

Ai është lidhur me Milanin dhe Napolin në Serie A, por kohëve të fundit është raportuar se një tjetër klub do ta punësojë atë. Barcelona është përmendur gjithashtu si një destinacion i mundshëm.

“Bild” raportoi javën e kaluar se klubi i ëndrrave të Contes është Bayern Munichi, që do të mbetet pa trajner në fund të sezonit pasi Thomas Tuchel do të largohet.

Por, Petrachi beson se 54-vjeçri do të kthehet në elitën e futbollit anglez nga sezoni i ardhshëm.

“Conte është një person shumë ambicioz dhe përpara se të zgjedhë klubin e ardhshëm, ai do të analizojë çdo detaj”, tha ai për “TV Play”.

“Mendoj se ai do të kthehet në Premierligë sepse në Itali ka shumë bisedime dhe nuk ka mjaftueshëm futboll. Sigurisht, Italia do të ishte një prioritet nëse do të kishte një projekt të rëndësishëm, por për momentin, unë nuk mund të shoh një klub të Serie A që mund të marrë Conten”, shtoi Petrachi.

Conte jo vetëm që ka fituar katër tituj kampioni në Serie A si trajner, tre me Juventusin dhe një me Interin, por gjithashtu u bë kampion i Anglisë në sezonin e tij të parë te Chelsea, si dhe fitoi Kupën FA në sezonin e tij të dytë dhe të fundit me “Blutë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit