Como në histori të Ligës së Kampionëve, fitoi 1-9 te Lens

- Advertisement -

Como ka regjistruar një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 9–1 në udhëtim ndaj Lensit francez, në një ndeshje spektakolare ku skuadra italiane ka dominuar plotësisht.

Skuadra e Cesc Fabregas ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar nëntë gola dhe duke regjistruar një nga fitoret më të thella në historinë e këtij kompeticioni.

Protagonist i madh ishte Anastasios Douvikas, i cili realizoi hat-trick, ndërsa Nico Paz dhe Assane Diao gjithashtu kontribuuan në këtë sukses historik.

Kjo fitore merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi Como bëhet skuadra e parë që arrin të fitojë me rezultat 9–1 si mysafire në historinë e Ligës së Kampionëve.

Më herët, Bayern Munich kishte regjistruar fitore 9–2 ndaj Dinamos së Zagrebit, por rezultati 9–1 si mysafir është një rekord i ri në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Como kështu vazhdon të shkruajë histori në debutimin e saj në Champions League, duke treguar se mund të përballet me sukses edhe me skuadrat më të mëdha të Evropës.

Të ngjashme

Të fundit