19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Çollaku: Më në fund kjo qeveri e kuptoi që s’mund t’i realizojë premtimet e kota dhe absurde që i ka bërë

- Advertisement -

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, e ka konsideruar si sukses udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Megjithatë, ai thotë se kjo nuk është marrëveshje e re, por thjesht është dakordim për zbatimin e marrëveshjeve paraprake të vitit 2013 dhe 2015.

“Unë personalisht nuk do të doja të futem në çështje teknike se cilat janë dallimet midis marrëveshjes së vitit 2013, respektivisht 2015, dhe udhërrëfyesit për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve, sepse faktikisht ne çfarë kemi parë që është arritur në Bruksel është pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Mendoj që është konstatim i përgjithshëm që nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re, por zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Konsideroj që ky është një sukses i mirë, sepse marrëveshje ideale nuk ka pasë asnjëherë që nga fillimi i këtij procesi dhe ndoshta edhe marrëveshja përfundimtare, kurdo që të arrihet, nuk do të jetë ideale as për Serbinë e as për Kosovën, sepse marrëveshjet ndërtohen mbi kompromise”.

Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, deklaroi se marrëveshja e vitit 2013, dhe më pas e vitit 2015, kanë qenë më të mirat të mundshme për rrethanat e asaj kohe e që sigurisht se sikur do të negocioheshin sot do të ishin më të mira.

“Që nga viti 2013 deri më sot shumë gjëra kanë ndryshuar dhe nëse të njëjtën marrëveshje do ta negocionin ekipi i Edita Tahiri ose kryeministri Isa Mustafa, ose dikush tjetër mendoj që në rrethana të tanishme ndoshta do të ishte më e mirë, sepse ideale do të ishte që të mos kemi fare një kompani të Serbisë e cila do të vijë të licensohet në Kosovë dhe do t’i kryejë detyrat e një kompanie që tashmë e kemi në Kosovë e që është KEDS dhe KESCO. Kjo është e pamundur për rrethanat e tanishme”.

Çollaku thotë se ajo çka ky udhërrëfyes ka nxjerrë në pah është se Qeveria Kurti e ka kuptuar se s’mund t’i realizojë premtimet e dhëna në fushatë.

Ai deklaroi se është mirë që kjo marrëveshje më në fund do të zbatohet në praktikë dhe edhe qytetarët në veri të vendit do të paguajnë faturat e rrymës sikur të gjithë qytetarët e tjerë.

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Thaçi tha se Qeveria Kurti duhet të punojë për marrëveshjen përfundimtare dhe të mos humbasë kohë me marrëveshjet që janë arritur kohë më parë.

“Çfarë është e rëndësishme është që më në fund kjo qeveri e ka kuptuar që nuk mund t’i realizojë premtimet e kota dhe absurde që i ka bërë në të kaluarën. Në aspektin ekonomik është e rëndësishme që më në fund po ndalohet kjo gjakderdhja financiare, që po i themi, që ka vazhduar për 22 vjet dhe më në fund qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës do të paguajnë faturat e tyre siç i paguajnë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Çështjet teknike nuk janë të përkryera këtu, mirëpo unë mendoj që ne duhet të trajtojmë nga aspekti ekonomik dhe nga aspekti politik. Në aspektin politik është mirë që do të fillojë të zbatohet kjo marrëveshje dhe shpresoj që kjo qeveri do ta shpejtojë ritmin që të punojë për marrëveshjen përfunditmare dhe jo të harxhojë mund dhe energji në marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën, sepse ajo çka duhet të bëhet me marrëveshjet që janë arritur deri tani është zbatimi i tyre në praktikë. Që dy vite kryenegociatori i Kosovës ka humbur kohë që ta përpilojë këtë udhërrëfyes, që është një faqe, për zbatimin e marrëveshjeve që kanë qenë të arritura. Edhe në vitin 2015 pak a shumë kemi pasë rekomandime strikte se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, mirëpo ka pasë pengesa në zbatim. Pengesat kanë qenë kryesisht të natyrë spolitike, qoftë nga Serbia, por ndoshta edhe nga neglizhenca nga ana jonë. Nga viti 2015-2016 dialogu është futur në qorrsokak dhe nuk ka pasë asnjëherë negociata të mirëfillta, prandaj zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura politikisht ka qenë i pamundur për rrethanat e kohës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit