-1.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Çollaku: Imponimi i themelit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova

- Advertisement -

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit.

“Në cilësinë si qytetar i rëndomtë I Kosovës po flas, dhe jo si anëtar I ekipit të mbrojtjes së presidentit Thaçi sepse Prokuroria e Hagës është aq agresive saqë çfarëdo deklarate që bëjmë ne në çfarëdo emisioni e përdor si pretekst për t’ua rënduar gjendjen atyre që po i mban për më tepër se katër vjet të paraburgosur në Hagë”, ka thënë Çollaku në Rubikon të Klan Kosovës.

“Çfarë më bën përshtypje në këtë postim nuk është vetëm fakti që I emëruari për misione të veçanta i presidenti të sapozgjedhur Trump përshëndet dhe uron të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 17-vjetorit, dhe nuk harron që të vë në pah që ndaj Kosovës është bërë një padrejtësi e jashtëzakonshme”.

“E kam thënë më duket diku, në një shkrim timin, në të kaluarën në një moment kur Kuvendi i Republikës së Kosovës mori një iniciativë për ta zhbërë këtë gjykatë, një iniciativë të pasuksesshme, atëherë më kujtohet ish-ambasadori i atëhershëm amerikan, Greg Delawie nëse nuk gaboj, me siguri me plot të drejtë, duke mbrojtur politikat e qeverisë së tij, tha se ajo përpjekje ishte një thikë pas shpine ndaj aleatëve, kurse unë me ndërgjegje të plotë them që Kosova përgjatë këtij rrugëtimi të shkëlqyer të lirisë dhe shtetndërtimit të vetmen goditje të ulët apo thikë pas shpine që e ka marrë ka qenë saktësisht imponimi i themelimit të Gjykatës Speciale e cuka është bërë me vetëdije të plotë nga lidershipi i atëhershëm duke përfshirë presidentin Thaçi duke shpresuar që kjo gjykatë do t’i shërbente zbardhjes së atyre pretendimeve absurde të raportit të Dick Martyt që akuzonin kinse UÇK-në për trafikim organesh njerëzore”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit