Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, do të jetë mungesë shumë e madhe për Përfaqësuesen e Anglisë në dy ndeshjet e këtij muaji.
Anglezi Palmer ishte i ftuar nga selektori i “Tre Luanëve” Thomas Tuchel për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë që janë të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Por Palmer nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për shkak të një lëndimi muskulor që e pësoi ditë më parë.
Palmer i mungoi Chelseat të dielën në disfatën që e pësoi nga Arsenali me rezultatin 1:0.
Palmer do të qëndrojë te Chelsea për testet e tjera mjekësore.
Ndeshja Angli – Shqipëri zhvillohet të premten nga ora 20:45 në “Wembley”.
Më 24 mars, Anglia takohet me Letoninë.
Palmer 22-vjeçar në 33 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.