Cole Palmer dhuroi një tjetër paraqitje fantastike në fitoren ndaj Tottenham Hotspur duke thyer kështu dy rekorde.
Pasditen e së shtunës, Chelsea u përball me rivalin e qytetit Tottenhamin, në një ndeshje që prodhoi plotë shtatë gola.
Spurs arritën një epërsi prej 2-0 falë golave nga Dominic Solanke dhe Dejan Kulusveski, por Jadon Sancho shënoi për 2-1 në minutën e 17-të.
Në pjesën e dytë, Palmer barazoi shifrat duke u treguar i saktë nga penalltia për 2-2 të cilën e shkaktoi Yves Bissouma.
Teksa kaluan 73 minuta lojë, Enzo Fernandez shënoi një gol të bukur për të përmbysur gjithçka dhe për t’i dhënë avantazhin Chelseat prej 3-
Në skenë doli sërish Palmer i cili edhe një herë tjetër realizoi nga penalltia në minutën e 84-të për ta bërë rezultatin 4-2.
Pasi shënoi penalltinë e parë, Palmer theu një rekord i cili u mbajt për 23 vite nga Jimmy Floyd Hasselbaink.
“Cole Palmer shkruan historinë me Chelsean duke kontribuar në 37 gola në Ligën Premier brenda një viti”.
“Palmer theu rekordin e Jimmy Floyd Hasselbaink tek Chelsea, që ka qenë aty për 23 vite”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.
Edhe penalltia e dytë e realizuar nga reprezentuesi anglez bëri që ai të thyejë një tjetër rekord.
“Cole Palmer tani ka qenë i saktë në 12 penallti në po aq tentime në Ligën Premier, më shumë se çdo lojtar tjetër, me një rekord prej 100 për qind në histori të garës”, ka shkruar Statman Dave në X.