Ndër lojtarët më të mirë në Itali është “mes dy zjarresh”: të kthehet te Real Madridi apo të mbetet në Serie A.
Fati i tij do të përcaktohet nga shpenzimet që klubet vendosin të bëjnë.
E ardhmja e Nico Paz ka shumë të ngjarë të jetë te Real Madridi, i cili do të ushtrojë klauzolën e blerjes dhe do ta riblejë atë nga Como këtë verë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Los Blancos duan ta mbajnë lojtarin, por nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e shitjes vetëm nëse marrin oferta që nuk mund t’i refuzojnë.
Gjithnjë sipas të njëjtave burime, përmenden 80 milionë euro dëmshpërblim, një tarifë e paarritshme për klubet italiane.






