Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës s’e blen fare për efektive dhe për lehtësim të jetesës së qytetarëve atë që qeveria kosovare e jep për “shpëtim” të shportës së konsumit: Ligjin për Çmime Tavan.
Çmime tavan, tha Mustafa, u vendosën edhe për naftën “por çmimet shkuan deri në 2 euro.”
“Aq keni me u ndihmu qytetarëve,” tha ai.
“Ministrja iu referua prap periudhës së destabilizimit. Por, problemi është që Ligji i referohet “rritjes së menjëhershme të paarsyeshme të çmimeve.” Dhe po i lihet një bordi prej 5 vetëve, me e përcaktu çka është e paarsyeshme. Projektligji do të duhej të përmbantne disa hapa e parime që Bordi të përcaktojë se çka është “rritje e paarsyeshme.” Nuk mund t’u lihet pesë personave të zhvillojnë një metodologji, dhe të vendosin se cili çmimi qenka i (pa)arsyeshëm. Me këtë ligj ke me mbrojtë qytetarin aq sa e ke mbrojtë qytetarin me rritjen e çmimit të naftës. Ju keni apliku një instrument të ngjashëm, kufizimin e marzhës së fitimit edhe për produket e naftës. Dhe çmimi i naftës ka mbërri në 2 euro, edhe më shumë se në vende të rajonit. Dhe nuk po e kuptoj si e paskët mbrojtë ju qytetarin nga rritja e çmimit të naftës, kur çmimi i naftës ka mbërri në 2 euro dhe aq ke me mbrojtë edhe nga rritja e çmimit në produkte tjera. Sa i përket pavarësisë së Bordit, Qeveria i kryn procedurat. Pse nuk po ia lini Kuvendit procedurat me i përzgjdh këta kandidat?”, tha ai.






